Rudeboksvagen 616, 22655 Lund, Sweden
Sweden: +46 70 5465320 | Kosova: +37744 222239, +38649 222239 lika.blakcori@kosmac-travel.se

Siguri, Besim dhe Korrektesi

Besim dhe Korrektesi si dhe Siguri ne udhetim, kete ju siguron Kompania KosmacTravel AB.

 

Ne vazhdim po ju listojme listen e gjesendeve te rrezikshme qe nuk duhet ti merrni me vete ne udhetimet me ne.

 

Gjësende të rrezikshme / Dangerous Goods
Ligjet e të gjitha vendeve e ndalojnë për shkaqe sigurie marrjen me vete të gjësendeve të mëposhtme në bagazhin e dorëzuar ose në bagazhin e dorës:

  • Çanta për dokumente me sistem të montuar alarmi
  • Lëndë eksplozive, fishekzjarrë, pishtarë
  •  Mbajtës gazi, për shembull gaze ngacmuese, sprei për vetëmbrojtje, zierës kampimi
  • Mbajtës me lëngje të ndezshme, p.sh. benzinë për shkrepëse, ngjyra, llakëra, lëndë pastruese
  • Lëndë që ndizen lehtë, p.sh. shkrepëse (çibritë)
  • Substanca të cilat në kontakt me ujin zhvillojnë gazra të ndezshëm
  • Lëndë oksiduese, p.sh. pluhur zbardhës, superoksid
  • Lëndë infektuese dhe helmuese (toksike), p.sh. zhivë, kultura bakteriale dhe virale
  • Lëndë dhe gjësende radioaktive
  • Lëndë gërryese, p.sh. acide, alkale/baza, baktere të lagështa
  • Materiale me cilësi të forta magnetike
  • Aparatura që punojnë me benzinë dhe mjete puna të cilat tashmë kanë përmbajtur sasinë më vogël të benzinës (p.sh. për qëllime testimi)